Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%.

“Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%. Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe kompanive.”, shkruan Besimi në profilin e tij në Facebook.

Ministri shton se angazhohen që t’i kapërcejmë plotësisht sfidat globale inflacioniste, duke çuar inflacionin në nivelet historikisht më të ulëta prej rreth 2%./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Besimi: Inflacioni në muajin shtator ka rënë në 6.6% appeared first on Telegrafi.