Sigurohen mjete për realizimin e projektit për ndërtimin e gazsjellësit interkonektiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, informoi Ministri i Financave, Fatmir Besimi pas nënshkrimit të Marrëveshjes për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetares së Bankës Evropiane për Investime, Liljana Pavllova. Njëkohësisht, u nënshkrua edhe marrëveshja financiare ndërmjet Resurseve Nacionale Energjetike (RNE) dhe BEI. Vlera e përgjithshme e investimit të projektit është 57.8 milionë euro, me ç’rast me nënshkrimin e marrëveshjes konkrete të huas sigurohen 28.9 milionë euro.

Siç theksoi Besimi, përmes Instrumentit WBIF sigurohen 12.4 milionë euro mjete shtesë si grant investues që do të menaxhohet nga Banka Evropiane e Investimeve, ku u nënshkrua gjithashtu marrëveshje ndërmjet RNE dhe BEI. Pjesa tjetër prej 16.5 milionë eurove do të sigurohet nga BERZH-i, për çka Qeveria në periudhën vijuese do të parashtrojë Propozim-ligjin të veçantë për garanci.

“Projekti për ndërtimin e gazsjellësit është një nga projektet më prioritare për të dyja vendet, për rajonin, si dhe për Komunitetin energjetik i cili është i përkrahur nga të gjitha institucionet relevante evropiane. Realizimi i këtij projekti do të sigurojë stabilitet në furnizimin me energji, para së gjithash në industri, që do të sjellë zhvillim ekonomik për të gjitha rajonet në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ministri Besimi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Projekti “Interkonektori për transmetimin e gazit natyror Greqi – Maqedoni e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, ka rëndësi strategjike për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Implementimi i tij do të kontribuojë drejt sigurimit të rritjes ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, standard më të lartë jetësor dhe cilësi jetese më të mirë për qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithashtu, ministri Besimi falënderoi BEI-n për vazhdimësinë e përkrahjes që i ofron vendit tonë.

Besimi: Janë siguruar mjetet për ndërtimin e gazsjellësit me Greqinë shkruan Telegrafi.