Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se po ndërmerren hapa adekuat për zbutje të pasojave nga kriza energjetike. Nga buxheti për vitin 2021 tashmë janë transferuar katër miliard denarë në Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) për sigurimin e sasisë plotësuese të energjisë elektrike, duke e përfshirë edhe balancimin e energjisë.

“Në drejtim të zbutjes së pasojave nga kjo krizë energjetike e cila është me përmasa më të mëdha dhe nuk e përfshin vetëm Maqedoninë e Veriut, po ndërmerren masa adekuate. Tashmë është shpallur gjendje krize në furnizimin me energji elektrike duke e përfshirë edhe energjinë e balancuar dhe rezervat e fuqisë aktive sipas gjendjes të krizës së vërtetuar”, theksoi Besimi në intervistë për AIM.

Besimi thotë se për mbrojtjen e kategorive më të rrezikuara, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në koordinim me Ministrinë e Ekonomisë janë obliguar të ndërmarrin masa për mbështetje të kategorive të rrezikuara sociale që të shfrytëzojnë mjete plotësuese financiare gjatë krizës energjetike.

“Një masë e tillë tashmë zbatohet dhe kemi 45.622 shfrytëzues nga kategoritë e rrezikuara të cilët marrin 1000 denarë shtesë për mbulim të shpenzimeve ngrohëse. Masë, të cilën gjithashtu e sollëm dhe tashmë po zbatohet, ndërsa ishte në drejtim pikërisht të mbrojtjes së standardit të qytetarëve dhe masa e zvogëlimit të TVSH-së te energjia elektrike prej 18 në 5 për qind për amvisëritë”, citon Besimi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Besimi thekson se gjendja me krizën energjetike po përcillet dhe se pritjet janë që situata në nivel global të stabilizohet më së voni deri kah mesi i vitit të ardhshëm.

Besimi: Po ndërmerren masa adekuate për zbutjen e krizës energjetike shkruan Telegrafi.