Ministri i Financave, Fatmir Besimi thekson se ulja e shkallës së varfërisë, ulja e papunësisë, rritja e pagave dhe rritja e PBB-së për banor në periudhë afatmesme janë vetëm një pjesë e pritshmërive që i theksoi Banka Botërore në raportin e publikuar ditën e sotme, të cilat bazohen në politikat e zbatuara të Qeverisë.

Pritshmëritë janë: Rritja e investimeve kapitale për 2.5%, rritja e pagave në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, rritja e PBB-së për banor për 7%, ulja e papunësisë për rreth 9%, ulja e shkallës së varfërisë në 20%.

Realizimi i investimeve kapitale, zbatimi i procesit reformues dhe vazhdimi i negociatave për anëtarësim në BE, do të përshpejtojë potencialin e rritjes dhe përmirësimit të standardit të jetesës së qytetarëve”, shkruan Besimi në profilin e tij në Facebook.

Besimi thekson se rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhë afatmesme, e cila këtë vit është nën ndikimin e zhvillimeve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Besimi: Rritja ekonomike do të përshpejtohet në periudhën afatmesme appeared first on Telegrafi.