Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se ai nuk po mbron identitetin maqedonas, por po minon shtetin.

“Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit nuk janë as mbrojtje e identitetit, as patriotizëm janë thirrje të rrezikshme që ndezin urrejtje dhe i shërbejnë vetëm një agjende: përçarjes ndëretnike dhe bllokimit të së ardhmes evropiane të vendit. Me gjuhë viktimizuese dhe frikësuese, Mickoski nuk po e sulmon një ministër ai po godet vetë konceptin e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook.

Bexheti thotë se Mickoski ndërton karrierë politike mbi përçarjen, jo bashkimin.

“Por ajo që e bën situatën edhe më të rrezikshme është heshtja dhe përulësia e VLEN-it, që në vend se të mbrojë interesin dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë, zgjodhi servilizmin politik. Në vend se të reagojë ndaj fyerjeve e retorikës përçarëse të partnerit të tyre të koalicionit, VLEN po bëhet palë me heshtje, duke legjitimuar një diskurs që rrezikon kohezionin social dhe rrugën euroatlantike të vendit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk është udhëheqje është lojë me zjarrin e përçarjes. Dhe ata që e ushqejnë këtë zjarr, qoftë me fjalë apo me heshtje, mbajnë përgjegjësi historike për pasojat”, shton Bexheti./Telegrafi/

The post Bexheti: Mickoski nuk po mbron identitetin, por po e minon shtetin appeared first on Telegrafi.