
Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Hristijan Mickoskit.
Bexheti thotë se nuk vendos kryeministri se BDI a do të qëndrojë në opozitë, por vendosin shqiptarët.
Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit nuk mund të preket, pasi garantohet edhe nga SHBA edhe nga BE.
“Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!”, shkruan Bexheti
The post Bexheti: Nuk është Mickoski ai që e cakton se kush i përfaqëson shqiptarët, Marrëveshja e Ohrit garantohet nga SHBA dhe BE appeared first on Telegrafi.