Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut tha se është refuzuar padia e Qani Nesimit për shpallje si të pavlefshme të vendimeve të Rijasetit të BFI-së për shkarkimin e tij dhe emërimin e Selver Xhemailit si myfti i Tetovës.

Nga BFI thonë se zgjedhja e Selver Xhemailit është në përputhje me kushtetutën e BFI-së ndërkohë që i bëri thirrje Qani Nasimit që t’i lirojë hapësirat e objektit të Myftinisë së Tetovës.

Ata kërkuan edhe nga institucionet për rendin dhe qetësinë publike që të ndjekin hapat e duhur që siç thotë, Myftinisë së Tetovës t’i mundësohet t’i kryejë obligimet në zyrat e saj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post BFI: Qani Nesimi e humb betejën ligjore, Selver Xhemaili është myfti i myftinisë së BFI-Tetovë appeared first on Telegrafi.