Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik, javën e kaluar në periudhën prej më 4 deri më 10 prill është vërejtur se numri i të infektuarve, të shtruarve dhe të vdekurve nga Covid-19 vazhdon të ketë ulje. Përqindja e rasteve pozitive varion nga 2.4 në 10.6 për qind, mesatarisht 7.3 për qind.

Gjatë ditës së fundit, sipas të dhënave të ISHP-së, janë kryer 2290 analiza dhe janë regjistruar 150 raste të reja me Covid-19. 246 pacientë u shëruan dhe një person nga Demir Hisari ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare në spital.

Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi-83, me gjithsej 583 raste aktive në kryeqytet. Aktualisht nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus në Berovë, Dibër, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Probishtip.

Deri më datë 6 të këtij muaji, me të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 janë vaksinuar 873 332 persona. Të vaksinuar plotësisht (me dy doza) janë gjithsej 853.786 persona, ndërsa me një dozë të tretë 155.817 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.986.783 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 307.967, numri i të shëruarve është 297.600, numri i të vdekurve është 9.256 dhe aktualisht ka 1.111 raste aktive./ Telegrafi/

The post Bie numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.