“Veto e Bullgarisë është e paarsyeshme dhe për fat të keq keqpërdorim nacional i fuqisë së vendit anëtar të BE-së. Në shumë mënyra, është më e paarsyeshme se veto e Greqisë, pasi i vendos veto një shteti që e ka mbështetur me vite, nuk e ka kundërshtuar për politikat e mëhershme dhe ka nënshkruar marrëveshje për fqinjësi të mirë”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha Florian Bieber, profesor në Universitetin e Grazit në Austri dhe njohës i mirë i politikave në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, nuk ka shumë simpati për pozitën e Bullgarisë në BE, e cila thotë se madje është qesharake, por shton se kjo shkon në të mirë të disa vendeve të cilat duan ta shtyjnë zgjerimin e BE-së.

“Problemi është se BE është bllokuar dhe që një anëtar mund të mbajë bllokadën, përveç nëse të tjerët e bëjnë çmimin për një pozicion të tillë shumë të lartë. Disa anëtarë u përpoqën të negociojnë dhe të gjejnë një zgjidhje, duke përfshirë Gjermaninë dhe Portugalinë si vend udhëheqës në largim, por ishin të pasuksesshëm”, tha Bieber.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai mendon se ka mundësi të zgjidhet kontesti me Bullgarinë, pas zgjedhjeve të 11 korrikut dhe deri në Samitin e Sllovenisë me Ballkanin Perëndimor në tetor. Megjithatë, ai thotë se kjo do të varet nga dalja në zgjedhje në Bullgari./Telegrafi/

Bieber: Veto e Bullgarisë është keqpërdorim i fuqisë së vendit anëtar të BE-së shkruan Telegrafi.