Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarri në depon e fabrikës “PoFix” është shuar tërësisht.

Kasami i falënderon ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, i cili dje shkaktoi panik të madh te qytetarët.

“Pas shumë përpjekjeve nga ana e ekipit të Njësitit Territorial kundër Zjarrit dhe vullnetarëve të vullnetit të mirë, më në fund është shuarr zjarri në depon e fabrikës “Pofix””.

“Përpjekjet dhe mundi i vazhdueshëm dhanë rezultatin e shumëpritur. Ngjarjet si kjo uroj të mos përsëriten, me shpresë se e ardhmja është e mirë dhe e ndritëshme!
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan në këto dy ditë tejet të vështira!”, ka shkruar Kasami.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në zjarrin e djeshëm kishte vetëm disa persona të lënduar lehtë dhe disa zjarrfikës me asfiksim, ndërsa dëmi material sipas pronarit të kompanisë është mbi 12 milionë euro./Telegrafi/

Bilall Kasami: Është shuar tërësisht zjarri në Tetovë shkruan Telegrafi.