Në prag të seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, analisti politik Mersel Bilalli, i cili do të marrë pjesë në debat thekson se është absurde tentimi për reduktim të segmenteve të caktuara, pasi shqipja është gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese por dhe atë të Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Evropës.

Sipas tij për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet fare kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, as për ligjin e gjuhëve e as për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Por esencën e problemit do ta nxjerrë sepse gjuha shqipe, përveç asaj që dikush tenton ta margjinalizojë si e pakicës, madje edhe e redukton në segmente të ndryshme, realisht është një gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese dhe në logjikën e komisionit të Venecias, por edhe të këshillit të Europës. Dhe mendoni se do të ketë qasje të drejtë nga gjykata kushtetuese ndaj gjuhës shqipe? Nuk e di a mundet dikush ta zbërthen atë sepse ju mund të parashikoni çdo person përpos një person të dehur, person budalla, të paditur, nacionalist.

Nuk dëshiroj të hyj sepse nuk e kam kodin mental të tyre se çfarë mund të bëjnë ato. Ato kanë një strategji të dikujt që për mbrapa i mentoron por mendoj se ajo seancë do t’i jep një kahe tjetër dhe do të bën një ndalje të hovit të margjinalizimit të pozicioneve”, tha Mersel Bilalli./Alsat/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bilalli: Për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias, as për ligjin e gjuhëve e as për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat appeared first on Telegrafi.