Kryetari i KRRE-së, Marko Bislmoski thotë se problemi i faturave të larta të energjisë elektrike është te lexuesit e EVN-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse periudha e leximit është 35 ditë, atëherë blloku i parë nuk është i barabartë me 210 kilovat orë, por 35 ditë me 7 kilovat orë në ditë është i barabartë me 245 kilovat orë. Është në rritje. Njësia e dytë nuk ka 630 kilovat, por 690-700 kilovat orë për 35 ditë. Sa më shumë të rritet periudha e leximit, aq më shumë rriten blloqet. Çdo qytetari i garantohen 7 kilovat orë për bllok të parë në ditë. Kjo shumëfishohet me numrin e leximeve dhe këtu qytetarët nuk dëmtohen”, tha sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski, lidhur me ankesat e disa qytetarëve për rritjen e faturave të energjisë elektrike.

Bislimoski thotë se ajo që duket nga faturat është se diku ka pasur një mbikëqyrje të konsumit nga furnizuesi universal dhe është e dukshme që ka gabime, sepse siç thotë ai, qytetarët nuk janë të kënaqur. Çështja është leximi.

“Nga dje kemi pranuar 99 ankesa për faturat e energjisë elektrike sivjet, kurse me shtatë të vitit të kaluar gjithsej 106 ankesa, ku qytetari ka kontaktuar EVN-në dhe kanë thënë se fatura është në rregull. Më pas qytetari e ankimon vendimin në KRRE dhe tashmë kemi filluar të marrim vendime”, tha Bislimoski në emisionin “Studio 10”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për 10 ditë, shton ai, kemi më shumë se 10 vendime dhe shumica janë pozitive për qytetarët dhe EVN Home është porositur t’i korrigjojë. Kryetari i KRRE-së shtoi se teknikisht është e pamundur që EVN t’i kontrollojë të gjithë njehsorët dhe për këtë arsye konsumi po mbivlerësohet./Telegrafi/

The post Bislimoski: Problemi me faturat e larta të energjisë elektrike është tek EVN appeared first on Telegrafi.