Bislimovski: Nuk ka arsye për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka arsye për panik. Qytetarët duhet të jenë të qetë sepse “A.D. Elektranat” mbulojnë tregun plotësisht dhe sigurojnë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike. Edhe atë për 36 euro për megavat orë në kushtet kur çmimi në bursat botërore është 140 ose 150 euro”.

Këtë e tha për “Deutsche Welle” Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator Energjetik. Ai shtoi se është siguruar sasia e nevojshme deri në Vitin e Ri, por edhe pas kësaj, do të ketë tender dhe “AD Elektranat” do të ketë përsëri ofertë dhe nuk mendon se mund të priten ndryshime.

“Deri më tani, unë nuk shoh ndonjë arsye për korrigjime në çmimin e energjisë elektrike, e cila, më lejoni t’ju kujtoj, përcaktohet gjithmonë në qershor”, tha ai.

Ai beson se zhvillimet në tregjet botërore të aksioneve janë rezultat i disa faktorëve, përfshirë spekulimet që ndikojnë në tregun e brendshëm.

Advertisement

Bislimovski: Nuk ka arsye për shtrenjtimin e energjisë elektrike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy