Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjerimi do të jetë në fokus të presidencës daneze të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 korrik, pasi zhvillimet aktuale gjeopolitike po e bëjnë këtë proces edhe më urgjent, dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar integrimin evropian të vendit, por kjo rrugë duhet të ndiqet së bashku, në mënyrë që të shihet nëse mund të arrihet përparim dhe në cilat fusha mund të realizohet, tha ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, Marie Bjerre, e cila sot po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, kur u pyet se çfarë do të bënte konkretisht Danimarka, si udhëheqëse e ardhshme me BE-në, në lidhje me integrimin e Maqedonisë në BE, duke marrë parasysh mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por edhe iniciativën e Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, për një takim të përfaqësuesve të lartë të RMV-së dhe Bullgarisë në margjinat e Samitit në Hagë, i cili është ende i pasigurt, Bjerre nuk dha një përgjigje specifike, por theksoi se momenti për zgjerim është këtu dhe se vendi duhet ta shfrytëzojë atë.

“Momentumi për zgjerim është absolutisht këtu dhe ne tashmë po e dëshmojmë atë, është bërë përparim si për Ukrainën ashtu edhe për Moldavinë, dhe tani me Shqipërinë po hapim dy kapituj rë ri, një tani, një në vjeshtë, kemi edhe përparim me Malin e Zi, gjë që nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë.

Për të qenë i sinqertë, momentumi është këtu dhe ju kërkoj ta shfrytëzoni atë. Dhe tani me presidencën tonë të ardhshme me BE-në, duhet t’ju them se nuk mund ta shtyjmë këtë vetë, jemi këtu për të punuar në mënyrë konstruktive me ju, me Maqedoninë e Veriut, në mënyrë që të shohim së bashku se ku mund të bëjmë përparim, në cilat fusha mund të bëjmë përparim”, theksoi ministrja daneze, duke shtuar se është e dukshme që vendi ka bërë përparim të madh në rrugën drejt BE-së./Telegrafi/

Advertisement

The post Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy