Blerim Bexheti nuk do të jetë koordinator i grupit parlamentar të BDI-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Blerim Bexheti nga BDI ka konfirmuar se nuk do të jetë më koordinator i grupit parlamentar të BDI-së.

Bexheti për “TV21” thotë se ky ndryshim, siç sqaron ai, është bërë pasi ai vetë është larguar nga kjo pozitë.

I pyetur se pse u largua, a e sheh veten përgjegjës për rezultatin e dobët në Saraj, Bexheti tha se ky vendim vjen ngaqë u japin hapësirë figurave të reja dhe se ai do të vazhdojë të jetë aktiv në BDI.

Dorëheqjen e saj nga posti zv. koordinatorit të grupit parlamentar të Frontit Europian e ka njoftuar edhe Arban Pasholli nga BDI.
Ajo bëri të ditur se në vend të tyre janë propozuar Rina Ajdari dhe Dijana Toska dhe se ky proces do të finalizohet ditëve në vijim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy