Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka folur në lidhje me mungesën e ujit të pijshëm në Zhelinë dhe Strimnicë për dy ditë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se mungesa e ujit të pijshëm ka ndodhur si pasojë e qytetarëve të cilët tashmë disa muaj nuk paguajnë faturat e ujit.

Sejdiu thotë se masat e rrepta ndaj atyre që nuk i paguajnë faturat do të vazhdojnë.

“Qytetarët e Zhelinës dhe Strimnicës këto dy ditë kanë pas ndërprerje nga rrjeti i ujit të pijshëm, por fatkeqësisht kjo ndodhë si pasojë e një numri të jo të vogël të qytetarëve të cilët, tashmë disa muaj radhazi nuk paguajnë faturat e ujit ndaj NPK-së së komunës së Zhelinës dhe si pasojë e kësaj EVN, kësaj radhe nuk ka toleruar”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“I njoftojmë qytetarët e Zhelines dhe Strimnicës se nga sot do të ketë ujë për pije, mirëpo me keqardhje masat e rrepta ndaj atyre që nuk do të paguajnë do vazhdojnë. Kërkojmë ndjesë dhe mirëkuptim ndaj qytetarëve të cilët janë gjithmonë të rregullt me pagesat e faturave të ujit për pije. Komuna e Zhelinës do të vazhdon të investojë panderprerë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit gjithandej në vendbanimet tona”, ka shkruar Blerim Sejdiu./Telegrafi/

The post Blerim Sejdiu thotë se do jetë i rreptë me banorët që nuk i paguajnë faturat e ujit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";