Ministri plotësues i MPB-së, Mitko Bojmacaliev konfirmon se të shtunën kanë arritur 400.000 formularë për letërnjoftime.

“Këto 400.000 formularë nga e shtuna janë nga magazinat e MPB-së. Kjo është nga dërgesat që vijnë në vazhdimësi. Në kushte normale nuk asnjëherë nuk do t’i njoftoja, por në kur jemi në kohën e lajmeve të rrejshme, unë vendosa që secilën dërgesë ta njoftojë për opinionin”, tha Bojmacaliev për “Klan Maqedoni”.

Ai tha se më herët është njoftuar nga shërbimet zyrtare të MPB-së në nivel shtetëror, se ende nuk është zgjidhur problemi me përpunimin e dokumenteve personale.

“Numri i dokumenteve të papërpunuara është mbi 50.000 dhe sot do t’i dërgojë letër për takim së bashku me shërbimet udhëheqëse dhe ministrin Toshkovski, që ta tejkalojmë këtë problem”, shtoi Bojmacaliev./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Bojmacaliev: Kanë arritur 400.000 formularë për letërnjoftime shkruan Telegrafi.