Boki 13 është çuar në burgun e Idrizovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i burgut të Idrizovës, Jovica Stojanoviq tha se Bojan Jovanovski është dërguar në burg për të vuar dënimin prej nëntë viteve.

Jovanovski do të jetë për 30 ditë në Repartin e pranimit në burg bashkë me dy të burgosur të tjerë.

Ai në burg vjen nga paraburgimi shtëpiak menjëherë pasi që Gjykata e Apelit e vërtetoi vendimin gjyqësor ku Jovanovski dënohet me nëntë vite burg për rastin “Haraçi” për larje parash dhe pranim të dhuratave për ndikim të kundërligjshëm.

Edhe e akuzuarja e dytë, Katica Janeva duhet të dërgohet në burg, ndërsa avoaktët e saj, kërkojnë që ajo të mbetet në paraburgim shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore të saj./Telegrafi/

Advertisement

Boki 13 është çuar në burgun e Idrizovës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy