Dorëheqja e paralajmëruar e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, analiza e rezultateve zgjedhore dhe ngjarjet aktuale politike pas parashtrimit të nismës për mosbesim të Qeverisë pritet të jenë temat e mbledhjeve të sotme të organeve më të larta të LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se në ora 18:00 është caktuar mbledhja e Bordit Ekzekutiv të partisë, ndërsa në ora 20:00 Bordi Qendror do të mbajë mbledhjen e tij.

Nga LSDM këto ditë njoftuan se ka konsultime të ditëpërditshme dhe mbledhje me partnerët e koaliconeve nga shumica parlamentare.

“LSDM vazhdon të bisedojë dhe të nisë bashkëpunim me të gjitha forcat progresive dhe demokratike me qëllim që të sigurohet e ardhmja stabile për shtetin dhe popullin tonë”, thanë nga kjo parti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bordi Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së do të diskutojnë për ngjarjet aktuale politike shkruan Telegrafi.