Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Joseph Borrell deklaroi sot se Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së drejtë Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria e stopon hyrjen në Maqedoninë e Veriut, e cila është anëtare e NATO-s, në BE, për shkak të mospajtimit me Shkupin rreth çështjes së gjuhës.

“Mendoj se Bullgaria duhet të shfaqë fleksibilitet më të madh për këtë çështje, që e bllokon fillimin e bisedimeve për anëtarësim”, deklaroi Borelli në një ngjarje në Madrid.

Paraprakisht, këtë javë, në samitin në Bërdo, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian premtuan anëtarësim të Gjashtëshes Ballkanike, duke përsëritur premtimet e dhëna prej para 18 viteve, por refuzuan që ta caktojnë vitin 2030 si datë të fundit për pranim, duke u frikësuar për reagim kthyes në vendet e tyre për shkak të emigrimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Borell: Bullgaria duhet të jetë më fleksibile për çështjen e zgjerimit të BE-së appeared first on Telegrafi.