“Duhet ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare sa më parë. Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj meritojnë të kenë progres në rrugën drejt BE-së”, shkroi në Tuiter përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borell, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bërdo afër Kranjës.

Ai tha se me kryeministrin Zaev ka biseduar biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer BE – Maqedonia e Veriut, përfshirë edhe sigurinë, çështjet globale, integrimin rajonal, zgjerimin.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pret hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian por për shkak të moszgjidhjes së kotnestit në Bullgarinë, shteti bullgar bllokon eurointegrimet e vendit.

Auroitetet e Maqedonisë thonë se Maqedonia që moti ka përmbushur kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Borell: Maqedonia e Veriut dhe qytetarët e saj meritojnë të kenë progres në rrugën drejt BE-së shkruan Telegrafi.