“Që të ketë mbështetje për Maqedoninë e Veriut, pakica bullgare duhet të jetë pjesë e Kushtetutës së tyre”.

Këtë e ka thënë ish-kryeministri bullgar dhe kryetar GERB, Boyko Borissov, në takimin e sotëm me përfaqësuesit organizatave bullgare në Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të afërt se Bullgarinë. Duhet të gjejmë mënyrë për t’i përmirësuar marrëdhëniet tona. Gjithë bota demokratike qeshet në diplomacinë tonë të keqe. Për ne është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së”, tha Borissov.

Përfaqësuesit e organizatave bullgare kërkuan nga Borissovi, të zgjidhen çështjet për të drejtat e njeriut dhe thanë se kanë të drejtë të ndihen si bullgarë, por duke shtuar, se në Maqedoni trajtohen sikur të mos ekzistojnë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borissov: Pakica bullgare duhet të jetë pjesë Kushtetutës së RMV-së shkruan Telegrafi.