Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell, konsideron se nuk ka pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, raportojnë mediat bullgare.

Ai për BNR ka thënë se Maqedonia e Veriut po bën përparim të mirë dhe nga ana evropiane nuk ka asgjë që do ta bllokonte anëtarësimin e saj në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë këtij aderimi do të respektohen rreptësisht parimet dhe standardet evropiane. Për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i mirë, dhe bashkëpunimi rajonal mbetet një element thelbësor, si dhe stabilizimi, në mënyrë që të mund të zbatohet procesi i anëtarësimit. Por çështjet dypalëshe nuk duhet të jenë detyruese dhe nuk do të përcaktojnë procesin e anëtarësimit”, tha Borrel për BNR.

Kjo ishte përgjigjja e tij në pyetjen se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të BE-së nëse Maqedonia e Veriut nuk i përfshin bullgarët në Kushtetutë deri në nëntor. Ky është kushti që Sofja vendosi për të rënë dakord me Kornizën Negociative për RMV-në./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Borrell: Nuk ka pengesa për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE shkruan Telegrafi.