
Gjatë një periudhe prej pesë vitesh, arsimi në vend “humbi” 5.431 nxënës, ndërsa gjatë së njëjtës periudhë, u mbyllën plot 30 shkolla në vend. Trendi i një rënieje të vazhdueshme të numrit të nxënësve të shkollave fillore është i dukshëm, sipas shifrave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS), por shteti aktualisht nuk ka një strategji për të zgjidhur këtë problem të kahershëm, shkruan “Meta”.
Në vitin shkollor 2021/2022, në vend kishte 973 shkolla dhe 187.555 nxënës, dhe këto shifra pesë vjet më vonë janë 943 shkolla dhe 182.124 nxënës. Këto janë shkolla rajonale në zona rurale, ku numri i nxënësve është shumë i vogël gjithsesi, dhe fëmijët mësojnë në klasa të kombinuara.
Lidhur me arsyet e këtij trendi negativ, Donço Gerasimovski, demograf, analist dhe ish-drejtor i Entit Shtetëror të Statistikave, i cili monitoron në mënyrë të pavarur dhe të rregullt trendet që lidhen me natalitetin dhe arsimin në vend, thotë:
“Së pari, arsyeja për këtë është ulja e shkallës së lindjeve. Po lindin pak fëmijë. Në 7 nga 8 rajonet në vend, kemi një rritje natyrore negative. Në më shumë se 60 përqind të komunave, ka një ulje të shkallës së lindjeve dhe kjo ndikon fuqishëm në numrin e nxënësve, veçanërisht ata që regjistrohen në klasën e parë. Që nga viti 2019, kemi pasur një rritje natyrore negative, që do të thotë se popullsia po zvogëlohet natyrshëm”.
Ai shton se edhe vendet e zhvilluara kanë problem me lindshmërinë, por në vendin tonë ndryshimi është drastik sepse jemi një vend i vogël, me një popullsi të vogël.
Numri i lindjeve të shtetasve të RMV-së jashtë vendit është në rritje./Telegrafi/
The post Brenda pesë vjetësh, në RMV janë mbyllur 30 shkolla appeared first on Telegrafi.