Kreu i Policisë në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski tha se nuk do të shfrytëzohen mjete financiare shtesë me pranimin e 600 policëve të rinj.
Spasovski theksoi janë hapur vende të reja pune pranë MPB-së, për shkak se brenda vitit do të pensionohen rreth 870 persona.
“Këtë vit pensionohen rreth 870 persona nga Ministria e Punëve të Brendshme, kurse ne punësojmë 600 persona. Kjo është vetëm për krahasim, ta dini se nuk janë mjete shtesë që ne i kërkojmë në buxhet, por janë mjete që janë në dispozicion të MPB-së, punësojmë”, tha mes tjerash Spasovski duke shtuar se edhe në kohë krize ekonomike, siguria është shumë e rëndësishme për shtetin.
The post Brenda vitit do të pensionohen 870 persona në MPB të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";