Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ish-përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski ka vlerësuar lartë qendrimin final të ish-presidentit bullgar Bojko Borisov për largimin e vetos ndaj Maqedonisë.

“Bojko Borisov tregoi lidership dhe miqësi me Maqedoninë”, tha ish-kryeministri Vllado Buçkovski pas vendimit të Borisovit në Parlamentin bullgar për të dhënë dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

“Deklarata e Bojko Borisovit është një lëvizje lidershipi që do të rikthejë besimin në miqësinë bullgaro-maqedonase. Me deklarata të tilla ne e rikthejmë besimin mes nesh”, tha Buçkovski në një deklaratë për median bullgare “BGNES”.

Borisov u bëri thirrje deputetëve të GERB-it që të mbështesin propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Deklarata e Borisovit shkaktoj mbrëmë trazira në Bullgari, duke nxitur protesta dhe revoltë tek partia bullgare VMRO.

Buçkovski: Borisovi tregoi lidership kur dha dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.