Ish-negociatori i qeverisë së RMV-së, Vllado Buçkovski për “BNT” komenton se ai ende beson se çelësi i përparimit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është marrëveshja e vitit 2017.

Sipas Buçkovskit, deklarata e parlamentit të kaluar bullgar ka shkaktuar probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve, nga ana tjetër, Bullgaria mendon se Maqedonia e Veriut nuk e përmbush marrëveshjen. Megjithatë, Shkupi mendon se deklarata nuk mund të ketë vlerë më të madhe se marrëveshja, sepse ajo është ratifikuar nga parlamentet e të dyja vendeve.

Për sa i përket infrastrukturës, sipas Buçkovskit, Shkupi ka bërë dy herë më shumë se Sofja, duke dhënë shembull me financimin e hekurudhës deri në Kriva Pallankë për të cilën janë siguruar 400 milionë euro.

Më pas, për 45 minuta më pak udhëtim nga Shkupi në Sofje në rrugën Rankovcë-Kriva Pallankë, dhe pjesa nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair do të jetë gati deri në fund të vitit 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të njëjtën kohë, thotë ai, duhet të bëhet lidhje me autostradën për në Shtip, e cila përmes Dellçevës dhe Bllagoevgradit duhet të ketë lidhje me Bullgarinë.

Sipas tij, asnjë nga bullgarët e Maqedonisë nuk i ka sinjalizuar Avokatit të Popullit të Maqedonisë së Veriut apo Komisionit për Diskriminim se të drejtat e tij janë të kufizuara në baza kombëtare./Telegrafi/

Buçkovski: Shkupi ka bërë dy herë më shumë për infrastrukturën sesa Sofja shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";