Ish-përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski deklaroi se Maqedonia e Veriut ka qenë shumë afër drejt zgjidhjes së përbashkët me Bullgarinë në fund të vitit 2020.

Ai thotë se nuk është i përfshirë në proces, por do të përpiqet të dërgojë mesazhe nëse është e nevojshme.

“Kjo ishte para vitit 2021. Ishim afër me qëndrimet e pjesës liberale të qeverisë bullgare dhe atëherë plani ishte 5+1. Enigma mbeti për shkak të shuarjes së entuziazmit nga ne para zgjedhjeve”, tha Buçkovski.

Kujtojmë se bisedimet vazhduan pasi që Maqedonia dhe Bullgaria formuan qeveri të reja, ndërsa pa u hek vetoja bullgare, Maqedonia e veriut nuk mund të fillojë bisedimet me BE-në.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë ditës së sotme kryeministri bullgar kishte takim me presidentin francez, Emmanuel Macron ku përveç temave të tjera, kanë biseduar edhe për rrugën eurointegruese të Maqedonisë./Telegrafi/

Buçkovski thotë se me Bullgarinë ka qenë afër zgjidhja e përbashkët shkruan Telegrafi.