Koordinatori për Marrëdhënie me Bullgarinë, Vllado Buçkovski, në paraqitjen e tij në TV21 tha se nuk ka qenë e nevojshme dorëheqja e kryeministrit Zaev.

Sipas tij, Zaev ndihet i tradhtuar edhe nga premtimet e vazhdueshme nga Bashkimi Evropian.

“Dorëheqja në këto rrethana, duke e marrë parasysh me çka po përballet Republika e Maqedonisë, nuk ka qenë e nevojshme. Do të thotë dorëheqja për humbjen në zgjedhjet lokale nuk ka qenë e nevojshme për shkak se mendoj se Zaev kalkulon se me këtë sakrifikim të tij, ai do të përmirësonte shanset e shtetit tonë…pozicionet viza-vi të Bashkimit Evropian dhe posaçërisht të Bullgarisë, për shkak se mos të harrojmë nuk është hera e parë që Zaev të reagojë në këtë mënyrë, i tradhtuar nga ajo që bashkësia ndërkombëtare para gjithash duhej ta përmbushte”, tha mes tjerash Buçkovski.

The post Buçkovski: Zaev i tradhtuar nga ndërkombëtarët, nuk ishte e nevojshme dorëheqja e tij appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";