Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pasdite arriti në Sofje.

Siç njoftojnë nga MIA, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri Bujar Osmani do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministren e MPJ-së së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.

Agjencia Nacionale Bullgare sot bëri të ditur se tema kryesore e këtyre bisedimeve do të jetë Plani aksional mes dy vendeve.

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp po ashtu njoftoi se bisedimet mes Osmanit dhe Zakharievës do të jenë për Planin aksional./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bujar Osmani arrin në Sofje, pritet takimi me Zakharievën shkruan Telegrafi.