Maqedonia e Veriut mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura të NATO-s dhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, tha sot ministri i Jashtëm Bujar Osmani para fillimit të takimit joformal ministror të vendeve anëtare të Traktatit të Atlantikut të Veriut në Berlin.

“Kemi çështje thelbësore dhe jam i bindur se të gjithë aleatët do të tregojnë unitet për të gjithë, sepse kjo është vendimtare duke pasur parasysh ndryshimin e situatës së sigurisë. Maqedonia, si anëtarja më e re e NATO-s, mbështet fuqishëm politikën e dyerve të hapura, e me këtë edhe aspiratën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në Aleancë, që është një hap i rëndësishëm për sigurinë e përgjithshme euroatlantike”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e pashmangshme e arkitekturës së ardhshme evropiane të sigurisë.

“Kështu, politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së si dy shtylla kryesore në të cilat mbështetet, do të jenë pjesë e konceptit të ri strategjik”, tha ministri Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, fokusi i takimit dy-ditor të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin është pushtimi ushtarak i Rusisë në Ukrainë dhe implikimet e mundshme të luftës ndaj aleatëve, si dhe samiti i ardhshëm i liderëve të Aleancës në Madrid./Telegrafi/

Bujar Osmani: Mbështesim aspiratat e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO shkruan Telegrafi.