Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizoi takim me Sekretaren e Përgjithshme për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu.

Siç njoftojnë nga MPJ Maqedoni, në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe aktivitetet në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, transformimi socio-ekonomik i rajonit të Evropës Juglindore, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera që kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm dhe të pasur rajonal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndikimin e invazionit rus ndaj Ukrainës në procesin e rrumbullakimit të së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe efektet e luftës në bashkëpunimin rajonal në rajonin tonë dhe më gjerë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bujar Osmani në takim me Bregun, presin fillimin e negociatave të RMV-së me BE-në appeared first on Telegrafi.