Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë Globsec në Bratisllavë, realizoi takim bilateral me Ministren gjermane për Evropën dhe Klimën, Ana Lirman.

Në fokus të bisedimeve ishte dosja evropiane e RMV-së, ku Osmani informoi për procesin e ardhshëm të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të hapjes së klasterit të parë të negociatave të anëtarësimit, dhe në këtë kontekst falënderoi për mbështetjen e fuqishme gjermane.

Osmani e njoftoi bashkëbiseduesen me konceptin e a.q. “Më shumë integrim para anëtarësimit në BE”, i cili, siç theksoi, “periudha deri në anëtarësimin e plotë do të shfrytëzohej nga vendet e rajonit nga njëra anë dhe nga ana tjetër do t’i shtohej më shumë kredibilitet procesit negociues”.

“Besoj se kërkesat tona për qasje graduale në fondet, politikat dhe tregun e përbashkët të Unionit janë reale, me qëllim që shtetasit tanë t’i ndjejnë më herët përfitimet e integrimit evropian. Euroskepticizmin në rritje do ta shndërronim në besim të ndërsjellë, me ritëm më të shpejtë gjatë zbatimit të reformave në vendin tonë”, tha Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani dhe Lirman shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, për nevojën urgjente për mospërshkallëzimin e situatës dhe kthimin e dialogut, i cili duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme.

The post Bujar Osmani në takim me Lirman diskutoi për zhvillimet në Kosovë: Të kthehet dialogu appeared first on Telegrafi.