minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Tiranë, takime me krerët shtetëror të shtetit shqiptar - Struga.info


Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Tiranë, takime me krerët shtetëror të shtetit shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot, 5 shkurt 2021, do të realizojë vizitë pune në Republikën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit të MPJ-së, gjatë kohës së vizitës, ministri Osmani do të takohet me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me nikoqirin e tij, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, me Ministrin e Shtetit për Diasporë, Pandeli Majko dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pritet që në takime të shkëmbehen mendime rreth situatës me bashkëpunimin politik, ekonomik, infrastrukturor dhe lidhjes energjetike, si dhe fusha tjera nga interesi i përbashkët për thellimin e raporteve të ndërsjella.

Theks i veçantë do të vendoset në aktivitetet e ardhshme dhe koordinimi i planit të integrimit të të dyja vendeve dhe pritjet e presidencës portugeze në gjysmën e parë të vitit dhe në atë drejtim do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

 

The post Bujar Osmani në vizitë zyrtare në Tiranë, takime me krerët shtetëror të shtetit shqiptar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy