Osmani letër urimi për sekretarin e ri shtetëror të SHBA-ve: Besoj se do të jeni të angazhuar për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot dërgoi letër urimi deri te Antony Blinken, Sekretar Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është nder i veçantë dhe kënaqësi të ju dërgoj urime të përzemërta me rastin e emërimit për Sekretar Shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njëherësh, të Ju dëshiroj sukses në kryerjen e këtij funksioni me përgjegjësi”, ka shkruar Osmani në urim.

Ministri Osmani theksoi se është thellë i bindur se gjatë kohës së mandatit të Sekretarit Shtetëror, Blinken, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë edhe më fuqishëm drejt thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe me përpjekje të përbashkëta suksesshëm do të ballafaqohen me sfidat që qëndrojnë para nesh.

“Besoj se Administrata e re dhe Ju personalisht do të jeni më të angazhuar ndaj Ballkanit Perëndimor, me çka do të përforconi lidershipin global dhe trans- atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi Osmani.

Advertisement

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kultivojnë miqësi dhe bashkëpunim tradicional që ka për themel partneritetin strategjik, aleancën dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta dhe përcaktimeve demokratike.

“Më lejoni që me këtë rast të shpreh mirënjohje për raportin miqësor dhe përkrahjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për realizimin e prioriteteve strategjike nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut që prinë drejt stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë jo vetëm të shtetit, por edhe të gjithë rajonit”, nënvizoi ministri Osmani në letrën e urimit.

Osmani letër urimi për sekretarin e ri shtetëror të SHBA-ve: Besoj se do të jeni të angazhuar për Ballkanin Perëndimor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy