Bujare Abazi e cila është nënkryetare e Bashkisë së Shkupit nga radhët e Aleancës për Shqiptarët u shpreh se shihet qartë se dokumenti për ndryshimin e emrave të rrugëve nuk është valid.

“Ky dokument sot e kësaj dite ka mbetur në Regjistrin Qendror të Qeverisë LSDM-BDI. Pra, këtu kemi një ngërç, të cilën qeveria lokale e atëhershme LSDM-BDI kishte sjellë vendim dhe i cili vendim sot stopohet prej pushtetit qendror”, u shpreh Abazi.

Ajo shtoi se ata dëshirojnë që ky propozim të bëhet real dhe për shkak se nuk është i tillë ngjan si ato shkollat që kishin me vite nga dy emra, njërin në dokument dhe tjetrin ndryshe.

“Në asnjë moment as unë, as ASH nuk e kemi diskutuar përmbajtjen e dokumentit dhe nuk do të lejojmë që të bëhen ndryshime në emërtimin e tyre, por ky si i tillë është joligjor dhe nuk është i praktikuar”, u shpreh Abazi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bujare Abazi: Në asnjë moment nuk është diskutuar ndryshimi i emrave, Regjistri Qendror bllokon për shkak shkeljeve të rregullave appeared first on Telegrafi.