Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 8-të me radhë, solli vendim që ngrirja e çmimeve për produktet ushqimore të vazhdojë deri më 28 shkurt.

Bëhet fjalë për produktet si buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, mishi, djathi, gjiza, orizi, veza dhe produktet brumore.

“Me këtë vendim çmimet më të larta të këtyre produkteve mbetet në nivelin e çmimeve të rregullta të cilat janë zbatuar më 1 dhjetor 2021, në tregti me shumicë dhe pakicë, pas çfarë përjashtohen çmimet në aksion të cilat kanë vlejtur deri më 1 dhjetor 2021”, qëndron në njoftimin e Qeverisë.

Propozimi për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve është dorëzuar nga Ministria e Ekonomisë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Buka, mielli, vaji, vezët dhe produktet tjera ushqimore në Maqedoni me çmime të ngrira deri më 28 shkurt shkruan Telegrafi.