Vritet një person në parkingun e një qendre tregtare në Shkup

Gjykata Penale e Shkupit e ka dënuar me burg të përjetshëm Elvin Kurtoviq, pasi e pranoi fajin për vrasjen në qendrën tregtare “Mavrovasja” në Shkup më 20 gusht të vitit të kaluar.

Gjykatësja Monika Bahçovanovska, para shpalljes së aktgjykimit, e lexoi analizën nga psikiatri i të akuzuarit, në të cilën vlerësohet se ai është person i shëndetshëm me inteligjencë normale.

Ai para gjykatëses tha se ka qenë nën ndikim të drogës dhe se nuk ka dashur që ngjarja të përfundojë në atë mënyrë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Lexo po ashtu
Vritet një person në parkingun e një qendre tregtare në Shkup

“Nuk jam mirë as në anën emocionale, as psikike. Shpreh pendim për veprën penale. Nuk kam dashur ta vras, ndodhi aksident. Isha nën ndikimin e drogave disa ditë, me të vërtet. Më herët kam bërë burg për vepra të vogla, në krahasim me këtë. Shumë më vjen keq, kjo është gjithçka që kam për të thënë”, tha Kurtoviq.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, Vasil Eftimov ishte biznesmen dhe udhëheqës i kompanisë “Mitelmont” për shitje të pajisjeve për ujësjellës. U vra më armë zjarri, ndërsa me atë në veturë ishte edhe gruaja e tij.


Lexo po ashtu
Ngritet aktakuzë për vrasjen afër qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Burg të përjetshëm për Elvin Kurtoviq për vrasjen në qendrën tregtare “Mavrovasja” appeared first on Telegrafi.