Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës me afaristët në Strumicë tha se Qeveria së shpejti do të merr vendim për heqjen e tarifave doganore dhe kuotave për lëndët e para.

Bytyqi theksoi se ekzekutivi tashmë ka një listë të produkteve, por që e njëjta do të përditësohet.

“Tashmë po bëjmë analiza të detajuara për heqjen e tarifave doganore dhe të kuotave që të sigurojmë zëvendësim për lëndët e para. Sot pikërisht për këtë do të bisedojmë, se cilat janë ato produkte në të cilat të intervenojmë”.

“Ne tashmë kemi një listë, por e shihni që nuk e miratojmë masën pikërisht për shkak se duam të bisedojmë me qytetarët”, tha mes tjerash Bytyqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: Do të heqim tarifat doganore dhe kuotat për lëndët e para appeared first on Telegrafi.