Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi është takuar sot me kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lidhja Socialdemokrate të Maqedonisë.

Në takim, siç njoftoi Bytyqi është konstatuar se janë realizuar mbi 70% e projekteve komunale.

“Sonte pata një takim me kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së.B iseduam për nivelin e realizimit të programeve të komunave në këtë mandat, dhe njëherit po fillojmë me procesin e përgatitjes së programeve për zgjedhjet e ardhshme. Mbi 70% të projekteve në programet e komunave janë realizuar, gjë që flet për përkushtimin e pushtetit lokal të udhëhequr nga LSDM-ja në realizimin e premtimeve para qytetarëve. Vazhdojmë së bashku me qytetarët të hartojmë ofertën më të mirë për secilën komunë, për secilin vendbanim”, shkroi Bytyqi në “Facebook”

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen në muajin tetor dhe janë zgjedhje të rregullta pas katër viteve udhëheqje nga kryetarët aktual në më shumë se mbi 80 komuna. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bytyqi: Janë realizuar mbi 70% të projekteve komunale shkruan Telegrafi.