Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka zhvilluar sot një takim me një delegacion kinez të përbërë nga përfaqësues të disa kompanive kryesore kineze, të udhëhequr nga ambasadori i RP së Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Xuo, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Bytyqi para biznesmenëve nga Kina prezantoi mundësitë dhe kushtet për të investuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Qeveria u ofron të gjithë investitorëve të huaj masa të bazuara në ligj dhe transparente të mbështetjes për fillimin e një biznesi, të shoqëruara me mbështetje të fuqishme institucionale në realizimi i investimeve”, thonë nga qeveria.

Bytyqi, theksojnë nga atje, duke theksuar mjedisin atraktiv ekonomik në vend, theksoi se Maqedonia e Veriut ka pozitë strategjike në Evropë, me infrastrukturë të zhvilluar që mundëson transport të shpejtë dhe qasje në tregjet e vendeve evropiane.

Në takimin me biznesmenët kinezë mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale, Jovan Despotovski, i cili prezantoi kushtet për investim në zonat industriale në vend./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Bytyqi: Maqedonia e Veriut ka pozitë strategjike, ka qasje në tregjet e vendeve evropiane appeared first on Telegrafi.