
Drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana sot ka dhënë detaje në lidhje me dy persona që janë infektuar me linë e majmunëve në Shkup.
Ai për “Alsat” ka dhënë detaje më të hollësishme për njëri pacient, derisa ka thënë se pacienti tjetër nuk është paraqitur në klinikë për tretman.
Sipas Canës, nuk ka vend për panik, ndërsa ka theksuar se pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive, është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Pas një ankese që pacienti ka pasur në ndryshimet në lëkure dhe organet gjenitale dhe pas analizës që është marrë, është konfirmuar që bëhet fjalë për linë e majmunëve. Pacienti është i hospitalizuar tashmë.
Pacienti përvec ndryshimeve në lëkurë në një pjesë të trupit, nuk ka dicka tjetër ndërsa për një periudhë kohorë do të jetë nën mbikëqyrje. Aspak nuk është shqetësuese kjo”, tha Cana.
The post Cana për linë e majmunëve: Njëri pacient nuk është paraqitur për tretman, ndërsa tjetri është në gjendje stabile appeared first on Telegrafi.