“Para disa muajve, për fat të mirë filluan negociatat dhe besoj që duke marrë parasysh se jemi dy vende anëtare të NATO-s, shpresoj që shumë shpejtë do të jemi bashkë edhe në BE”.

Këtë e tha sot fillimisht presidentja sllovake Zuzana Çaputova në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, bashkë me presidentin Stevo Pendarovski.

“Tash një kohë të gjatë Sllovakia mbështet ambiciet e Ballkanit Perëndimor, përfshi vendin tuaj, në procesin e integrimit”, theksoi Çaputova duke përshëndetur pozicionimin e Maqedonisë së Veriut afër vendeve të BE-së dhe në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Para konferencës së përbashkët, Pendarovski dhe Çaputova realizuan takim kokë-më-kokë. Ndërsa siç njoftuan nga kabineti i presidentit, në takim është diskutuar për situatën politike në vend si dhe për procesin e anëtarësimit të RMV-së në BE./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Çaputova: Shpresoj që Sllovenia dhe RMV së shpejti do të jenë bashkë edhe në BE appeared first on Telegrafi.