Në gjysmëvjetorin e parë sfida më e madhe ishte ajo se si mësimdhënësit do të përballen me mësimin online. Por kjo sfidë u tejkalua dhe gjysmëvjetorin e dytë do ta vazhdojmë me modelin hibrid: online dhe me prezencë fizike me ndjekjen e orëve nëpërmjet televizionit”.

Këtë e tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, e cila foli për procesin arsimor në gjysmëvjetorin e dytë, i cili do të fillojë të enjten, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që është shembull pozitiv nuk duhet ta ndryshojmë dhe mendoj se gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me modelin e kombinuar, dhe këtë vit shkollor do ta përfundojmë me sukses”, tha Carovska për “Klan Macedonia”.

Ajo tha se sipas përllogaritjeve që janë bërë, mbi 90 përqind e nxënësve me sukses e kanë ndjekur mësimin online.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Carovska tha se janë regjistruar më pak se 1 përqind raste me COVID-19 tek mësuesit dhe nxënësit./Telegrafi/

Carovska: Gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë me të njëjtin model arsimor shkruan Telegrafi.