“Atë që kam dëgjuar kohëve të fundit me intensitet është se ka “cyber-bulling” nga moshatarët. Apeloj që shkollat dhe prindërit të flasin me fëmijët në shtëpi dhe të raportojnë, nëse ka presion për të hyrë në bojkot”.

Kështu u përgjigj ministra Milla Carovska në lidhje me bojkotin e mësimit nga maturantët në vend.

Ajo në konferencën e sotme për shtyp në Klubin e Deputetëve tha se matura shtetërore është detyrim ligjor për ata që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe se tashmë 14.000 maturantë janë paraqitur për të realizuar këtë testim.

“Vitin e kaluar ishim dëshmitarë se për shkak që nuk mundësuam realizimin e maturës shtetërore për shkak të pandemisë, një numër i madh i nxënësve që kanë qenë të interesuar për t`u regjistruar në institucione për arsim të lartë jashtë vendit, nuk patën mundësi ta realizojnë qëllimin për shkak të këtij kufizimi, obligimi ynë është që t`i mundësojmë çdo nxënësi- maturanti që do të vazhdojë shkollimin e lartë, të realizojë maturën shtetërore”, tha Carovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Carovska: Ka “cyber-bulling” për bojkotim të maturës shkruan Telegrafi.