Ministrja e Arsimit dhe shkencës deklaroi sot se procesi arsimor me prezencë fizike po zhvillohet në pajtim me protokollet shëndetësore.

Ndërkohë sa i përket mësimit online, ajo vetëm ripërsëriti qëndrimin se një gjë e tillë do tu mundësohet vetëm nxënësve që janë të infektuar dhe atyre që janë në izolim.

“Plani për mësim me prezencë fizike u është dorëzuar shkollave që në muajin qershor, dhe sipas këtij plani dhe këtyre protokolleve po realizohet edhe sot procesi mësimorë”.

“Ne vazhdojmë edhe më tej të zbatojmë rekomandimit e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Të gjitha shkollat e kanë për obligim të sigurojnë mësim online për të gjithë nxënësit e infektuar, apo të atyre që janë në izolim”, deklaroi Carovska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Carovska: Mësim online do të ketë vetëm për nxënësit e infektuar dhe ata që janë në izolim shkruan Telegrafi.