Maqedonia ka qenë gjithmonë pikë interesi për dezinformatat ruse kurse me dezinformata të brendshme shërbehen edhe kandidatët në këtë proces zgjedhor. Qendra për liri “Civil” ka konstatuar se situata përsëritet në çdo cikël zgjedhor.

“Dezinformatat ose fushatat me narrativë të rrejshëm janë pjesë e arsenalit me të cilin shërbehen partitë politike dhe kandidatët.

Disa me sukses, disa jo që me sukses, disa më shumë e disa më pak, por është e qartë se investohet në krijimin e narrativëve të rrejshëm. Fushata dezinformuese, narrativët e rrejshëm që vinë nga jashtë kanë për qëllim të fusin konfuzion, polarizim, jostabilitet në shtet dhe para së gjithash, ata nuk e kanë për qëllim t’u bindin të mendoni në këtë ose në atë mënyrë. Qëllimi kryesor është të shkaktojnë dyshime, dyshime te institucionet, dyshime te mediat, dyshime te akademia…”, tha Xhabir Deralla, Qendra për Liri, “Civil”.

Fushata përmban edhe presione, gjuhë urrejtje dhe gjuhë tjetër të ashpër në rrjetet sociale. Pjesëmarrësit në zgjedhje shërbehen edhe me nacionalizëm, thotë Xhabir Deralla, nga “Civil”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ka indikacione për korrupsion politik, presione dhe kërcënime dhe fushatë shumë e ashpër në rrjetet sociale e cila nuk përjashton as urrejtjen. Këto përfshihet edhe urrejtja gjinore. Nacionalizmi i nxehtë vërehet te shumë entitete politike kurse te disa të tjerë vërejmë koketim me narrativët nacionalistë me qëllim që të fitohet sa më shumë pikë politike”, shtoi Xhabir Deralla, Qendra për Liri, “Civil”.

Deralla pret që me afrimin e zgjedhjeve, situata të përkeqësohet.

Civil monitoron fushatën dhe ditën e zgjedhjeve. Gjatë këtij cikli zgjedhor, 60 monitorues nën logon e tyre do të monitorojnë mbarëvajtjen e procesit.

Këto qëndrime u dhanë gjatë prezantimit të projektit të tyre “Naviguesi demokratik”, i mbështetur nga Gjermania. /Alsat

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";