Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi sezonal është 433. Kjo është 73.2% më pak raste me grip sezonal në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga MSH thonë se numri më i madh i të prekurve nga gripi sezonal janë të moshës 15 deri 64 vjeç (190 raste), ndërsa incidenca më e madhe është tek fëmijët e moshës 0 deri 4 vjeç, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në javën e dytë të vitit 2021, janë paraqitur 36 raste të të prekurve nga gripi, që është 18 raste më shumë në krahasim me javën e njëjtë të vitit 2020.

Në RMV, duke përfshirë javën e dytë të vitit 2021, kundër gripit sezonal janë vaksinuar 48.406 persona. Prej tyre 37.879 janë vaksinuar falas, ndërsa 10.536 janë vaksinuar me vaksina komerciale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga MSH thonë se masat për mbrojtje nga coronavirusi kanë kontribuar për uljen e numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal./Telegrafi/

Coronavirusi “e zhduk” gripin sezonal në Maqedoni, 73% më pak raste se vitin e kaluar shkruan Telegrafi.