Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni më 30 gusht ka publikuar raportin e detajuar për epideminë e coronavirusit në Maqedoni duke treguar me statistika të gjithë rastet dhe historinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shumica e të prekurve me COVID-19 në vend kanë qenë të prekur nga ndonjë sëmundje tjetër e mëhershme. Sëmundjet kronike siç janë sëmundjet kardiovaskulare, llojet e diabetit dhe sëmundje të mushkërive janë disa nga sëmundjet paraprake të të prekurve me COVID-19. 58,9% e të infektuarve kanë qenë me predispozita tjera të mëhershme” thuhet në raport.

Përndryshe, në vend ka 2238 raste aktive me COVID-19. 617 e rasteve të përgjithshme deri tani kanë ndërruar jetë, 12235 janë shëruar, nga gjithësej 15090 raste që nga fillimi i pandemisë. /Telegrafi/

Coronavirusi në Maqedoni, 58,9% e të prekurve kanë qenë me sëmundje tjera të mëhershme shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";