Maqedoni, për një javë nga coronavirus kanë humbur jetën 35 të infektuar me coronavirus, 29 prej tyre kanë pasur edhe sëmundje tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas raportit të fundit të Institutit për Shëndet Publik, gjatë periudhës prej 24-30 gusht janë bërë 9.944 testime për coronvirus dhe janë regjistruar 666 raste të reja në 29 qytete në Maqedoni.

Sipas këtyre të dhënave, kjo paraqet një ulje prej 20.6% në krahasim me javën tjetër ndërsa pjesa më e madhe e rasteve janë në Shkup, përkatësisht 209 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në të njëjtën periudhë në 23 qytete, përkatësisht shtatë më shumë në krahasim me javën e kaluar, numri i të diagnostifikuarve është nën 20 pacientë. Përqindja e të testuarve pozitiv nga numri i përgjithshëm i testeve është 6.7%, që është një ulje prej 0.8% në krahasim me javën e kaluar”, tha ministri Filipçe.

Ministri bëri të ditur se nga rastet e javës së kaluar, janë hospitalizuar 71 pacientë që është një ulje prej 40.3% në krahasim me javën e kaluar.

Advertisement

Filipçe tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur 35 raste të vdekjes nga coronavirus në 13 qytete ndërsa 29 prej tyre kanë pasur sëmundje të tjera.

“Në këtë kuptim, në aspektin epidemiologjik mund të them se gjendja është stabile, duke përfshirë edhe gjendjen te spitalet”, tha Filipçe./Telegrafi/

Maqedoni, për një javë nga coronavirus kanë humbur jetën 35 të infektuar me coronavirus, 29 prej tyre kanë pasur edhe sëmundje tjera shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy